Nga qyteti i Vlorës, kryeministri Edi Rama i uroj shërim të shpejtë ish-ministrit të Energjetikës, aktualisht drejtues politik i Qarkut Vlorë për PS-në, Damian Gjiknurit, i cili është i infektuar me koronavirus.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri iu uroi shërim të shpejtë edhe shqiptarëve që po përballen me sëmundjen e COVID-19. Ai ka thënë se edhe Spitali i Vlorës ka krijuar një hapësire të nevojshme për të përballuar rastet me COVID në këtë qark.

“I urojmë drejtuesit politik i Qarkut shërim të shpejtë, Damian Gjiknuri po përballet ne këto momente me armikun e padukshëm.

Po ashtu, i uroj shërbim të shpejtë të gjithë shqiptarëve që në këto momente e kanë këtë sfidë.

Uroj dhe ekipin e Vlorës për punën që kanë bërë sëbashku me ministren për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës, por dhe për vënien në dispozicion të hapësirës së spitalit për mundësinë që të gjendemi në kushtet kur duhet të zgjerojmë frontin e mbrojtjes nga COVID-i”, tha Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb