TIRANË

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shprehet se me zgjedhjen e Damian Gjiknurit si sekretar dhe koordinator i reformës zgjedhore, Edi Rama synon të implementojë  sërish modelin e vjedhjeve të votave ashtu siç bëri në Dibër dhe Durrës.

Sipas saj, personi që sot duhet të ishte në burg si përgjegjës për falsifikimet e projektit tek “Unaza e Re” merr postin e kreut të reformës zgjedhore, ndërsa shton se opozita shqiptare është e vendosur për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve me modelin si ‘Dosja 339’ dhe  ‘Dosja 184’.

“Damian Gjiknuri sekretar per reformen zgjedhore ne PS!!! Modeli i zgjedhjeve te Dibres, modeli i blerjes se votes, i krimit, i intimidimit te votuesve, i parave te pista ne fushate, eshte modeli qe kerkon Rama per gjithe Shqiperine ne zgjedhjet e ardhshme!

Personi qe duhet te ishte ne burg po te hetohej dosja 184, arkitekti i vjedhjes te projekti unazes me fallsifikime edhe firma offshore, sot merr stafeten te jete ne krye te reformes zgjedhore!

Edi Rama rikonfirmon vullnetin per zgjedhje te blera dhe te kapura nga ai, ku mos pyesi per qytetaret por vetem per kriminelet dhe oligarket qe i sigurojne pushtetin. Ky model do shkulet nga qytetaret qe po tregojne cdo dite e me shume qe jane shumica, qe nuk kane frike nga diktatori i ri, qe do rikthejne demokracine ne kete vend. Nuk do kete me zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”! Opozita dhe qytetaret e bashkuar kane per te fituar betejen per demokraci”, shkruan Inaz Zhupa në ‘Facebook’.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: