Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformë Zgjedhor dhe anëtar i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri me ftesë të drejtuesve të lartë të ODIHR ka marrë pjesë në një takim online ku ka folur dhe për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Gjiknuri ka theksuar se tashmë elementi më i rëndësishëm për besimin në procesi zgjedhor janë klima e duhur politike dhe pranimi i rezultatit.

Po ashtu ai kujton se Reforma Zgjedhore në Shqipëri përmbushi një pjesë të rekomandimeve të OSBE, teksa disa të tjera thelbësore u sakrifikuan për kërkesat e opozitës jashtëparlamentare.

 

STATUSI NGA DAMIAN GJIKNURI
Me ftesë të drejtuesve të lartë të ODIHR-it pata kënaqësinë të isha pjesë e një takimi të zhvilluar online me fokus Projektin e Mbështetjes për Zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor. Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe anëtarit të Këshillit Politik fola për procesin e rëndësishëm të reformës që ndërmori Shqipëria gjatë këtij viti ashtu sikurse falenderova ODIHR-in për mbështetjen e dhënë në të gjitha fazat e diskutimeve. Informova për përpjekjet e bëra nga mazhoranca për realizimin e një reforme me konsensus sa më të gjërë. Produkti i reformës së fundit zgjedhore përmbushi një pjesë të rekomandimeve te OSBE/ODIHR ndërsa fatkeqësisht sakrifikoi disa të tjera thelbësore vetëm për të kënaqur kërkesat e opozitës jashtëparlamentare. Gjithësesi, theksova se elementi më i rëndësishëm tashmë për besimin tek procesi zgjedhor është klima e duhur politike dhe sidomos pranimi i rezultatit zgjedhor

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb