Numri 2 i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka thënë nga Elbasani, ku dhe është caktuar drejtues politik, se janë të gatshëm të ulen me një përfaqësi të Partisë Demokratike dhe opozitës, për Reformën Zgjedhore.

Më tej, Gjiknuri ka thënë se nuk PS nuk përzihet me punët e brendshme të PD dhe këtë gjë duhet ta zgjidhin vetë ata.

“Komisioni për Reformën Zgjedhore ka një standard. Është po ai objekt pune si në vitin 2017. Ne jemi të gatshëm të ulemi në komision e për të adresuar çështjet e mbetura. PD luftën e ka mes vete. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të PD. Së kë do të kenë lider ata, e vendosin vetë ata të PD. Por nga ana tjetër, se kush do të jetë kryeministër do ta zgjedhë populli pas 4 vitesh”, tha Gjiknuri.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, Gjiknuri ka thënë se synimi i tyre është të zgjidhet një president konsesual, e shtoi se janë të hapur të presin propozime nga opozita.

“Synohet të jetë një president konsensual. Ne jemi të hapur të presim edhe propozime nga opozita”, nënvizoi Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb