Kryetari i Këshillit Politik Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së këtij këshilli deklaroi se opozita e Bashkuar me propozimin e saj të fundit për të ruajtur koalicionet siç janë sot ka për qëllim të bllokojë procesin zgjedhor.

Sipas tij, Kodi aktual ka rënë me ndryshimet kushtetuese dhe s’mund të qëndrojë ashtu siç opozita kërkon, e aq më tepër t’i kërkosh ekspertizë ODIHR, tha ai.

Gjiknuri i propozoi opozitës së Bashkuar t’i referohet një modeli të vetëm në Europë, të marrë përkufizimin e tyre për koalicionet dhe një gjë e tillë do pranohet nga mazhoranca.

“Pas një mbledhje tejet të gjatë me debate e diskutime, bëmë një propozim si PS dhe ju thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur që nuk normojnë më atë lloj koalicioni që dëshirojnë ata, prandaj iu kërkuam të na sjellin variantin e një vendi të BE-së dhe ne e pranojmë, ua çojmë edhe ODIHR. Ata duan të krijonë vakium ligjor për të mos shkuar në zgjedhje. Ata thonë: Ose prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose nuk jap asnjë lloj zgjidhje”,- tha Gjiknuri.

Sipas tij, PS kërkon: “Formulim të një vendi të BE që i trajton koalicionet ashtu sic i do opozita. I pres të na sfidojnë, por ata duan konsensus me modele jo europiane, kjo është tallje dhe hipokrizi me shqiptarët. Sill një përkufizim të koalicionit marrë nga një ligj europian. Kodi sic është ka rënë, nuk mund të rrijë më ashtu sic është. Ky debat është ezauruar në korrik. S’mund t’ju kthehemi më, këtu del hapur taktika e bllokimit. Nëse dëshirojnë konsensus: Hajdeni me produkt, po ta lëmë të zgjedhësh, merr një model të një ligji nga BE nëse e pranojmë ok, nëse jo i drejtohemi ODIHR, s’mund të kërkosh mendim europian me produkt ballkanik”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: