Damian Gjiknuri, drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, zhvilloi një takim me ndërtues dhe sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Sarandës. Në qendër të bisedës ishin dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik të zonës: ndërtimi dhe turizmi. Gjiknuri theksoi se këto fusha janë motorë të rëndësishëm për rritjen ekonomike të qytetit dhe se PS do të vijojë të ketë vëmendje të shtuar për to në kuadër të objektivave për Shqipërinë 2030.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri u shpreh: “Me një grup ndërtuesish, sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Sarandës. Falë zhvillimit që ka marrë qyteti, ndërtimi dhe turizmi janë dy sektorë tepër të rëndësishëm që prodhojnë ekonomi për Sarandën, për të cilët Partia Socialiste 🌹do vijojë të ketë vëmendje të shtuar.”

Takimi është pjesë e fushatës për zgjedhjet dhe synon të forcojë bashkëpunimin me aktorët ekonomikë lokalë për të çuar përpara projekte zhvillimore në zonën bregdetare.

Postimi i Damian Gjiknurit:

Me një grup ndërtuesish, sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Sarandës. Falë zhvillimit që ka marrë qyteti, ndërtimi dhe turizmi janë dy sektorë tepër të rëndësishëm që prodhojnë ekonomi për Sarandën për të cilët Partia Socialiste🌹do vijojë të ketë vëmendje të shtuar.

#VotoPartiaSocialiste🌹

#VotoDamianGjiknuri

#PS2030🌹për #SHQIPËRINË2030

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: