Ish-ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka uruar kryebashkiakun e ri të Himarës nga radhët e PS, Jorgo Goron.

Ky i fundit ka marrë mandatin e ri si kryebashkiak i Himarës, ndërsa ish-ministri zbulon disa nga prioritetet e tij në këtë detyrë.

Sipas Gjiknurit, përveçse do të vijojnë projektet transformuese, sfidë e kësaj bashkie do të jetë dhe zbatimi i ligjit të ri për kadastrën, për t’i dhënë zgjidhje shqetësimit të kahershëm të banorëve.

“Suksese Jorgo Goros në mandatin e ri si Kryetar i Bashkisë së Himarës ? Përtej vazhdimit të projekteve transformuese, në këto 4 vite të ardhshme, sfidë e bashkisë do të jetë zbatimi i ligjit të ri për kadastrën, për ti dhënë zgjidhje shqetësimit të kahershëm të banorëve të kësaj zone #HimaraQeDuam”, shkruan Gjiknuri.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb