Nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet në mbledhjen e sotme në Komisionin për Çështjet Ligjore.

Gjatë fjalës së tij Damian Gjiknuri u shpreh se Fatmir Xhafaj ka qenë themelues i reformës në drejtësi, duke shtuar se ende ka gjëra për të përmirësuar dhe se Shqipëria është një vend i vogël dhe padyshim ka mungesa në reforma.

Ndërkohë nga ana e tij ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj theksoi se mbledhja e sotme është një është proces llogaridhënës dhe jo bilanc financiar.

Pjesë nga diskutimi:

Damian Gjiknuri: Konstatimet zotit Xhafaj janë deri diku korrekte, se ai është edhe themeluesi i reformës në drejtësi dhe e njeh strukturën më mirë. Çdo gjë niste me qëllim të mirë. Por ka komplikime se kemi shumë organe që duhet të punojnë, të unifikohen. Nuk është ideja se duhet të ndërmarrin vendime të përbashkëta, por përvoja më e keqe në Shqipëri në 30 vite është se nuk ulen palët që të diskutojnë e më pas të marrin vendime. Ku ka më mirë se institucionet në mënyrë proaktive të ulen për të interpretuar ligjin. Ku ka kundërshtime vetëm nga diskutimit, do të kemi rezultat.  Afatet edhe mund ti vendosim aty, jam dakord me zotin Xhafaj, por ja nëse nuk ecën. Megjithatë mendoj se disa nga sugjerimet janë me vlerë dhe duhen marrë parasysh. Zoti Xhafaj mund t’i paraqesë disa nga këto ose mund ta formulojnë në një mënyrë, se edhe publiku e media duhet t’i dinë këto. Qoftë edhe këto që u thanë këtu, pika 8 për shembull për unifikimin e strukturës së ligjit, pavarësisht se çdo palë merr vendimet e saj, duhet të punojnë edhe për harmonizimin e platformave elektronike, dhe të përdorin të njëjtën pasi kursehen para në fund të fundit. Për punën e fatit, unë s’jam të vendosim afat, por nëse doni ta përdorim si formë presioni ndaj institucionit le ta bëjmë. Megjithatë që jemi vonë me zbatimin e reformës kjo është e vërtetë, por kjo ka ardhur prej skemës së komplikuar me shumë organe dhe mungesës në personel dhe staf. Nëse ka gjëra për të përmirësuar, normal. Shqipëria është një vend i vogël dhe padyshim ka mungesa në reforma.

Fatmir Xhafaj: Së pari ky është proces llogaridhënës dhe jo bilanc financiar. Këto nuk janë detyrime ndaj Këshillit por rekomandime, dhe unë mendoj se jo të vendosim një afat përfundimtar. Ndaj nuk duhet të bëjmë ne debat, por vetëm për një gjë duhet ta bëjmë. Misionet janë në Kushtetutë dhe janë votuar me 140 vota. Pra i gjithë ky parlament ka rënë dakord me strukturën. Cilat janë ndryshimet se meqë e thatë dy herë? Kemi pasur Gjykatë Kushtetuese kemi Gjykatë Kushtetuese, Kemi pasur Gjykatë të Lartë kemi SPAK. E vetmja gjë që nuk kemi pasur ne është Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb