Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se disa ministra të kabinetit të qeverisë Rama kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të takimeve me McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së i cili akuzohet se ka marrë para ruse.

Berisha në një deklaratë për mediat pohoi se disponon dokumente për këto dorëheqje, ndërsa pohoi se në ditët në vijim do të nxjerrë dhe emrat e zyrtarëve.

“Kanë bërë gjithçka për të shpifur. Ata ju kanë mashtruar juve se Edi Rama nuk është nën hetim. Ky është trillim i paskurupullt. të tjerë mund ta kenë bërë me naivitet. Por sidoqoftë, ky është akt i shëmtuar ndaj informimit publik shqiptar. Edi Rama me vendim të gjykatës së SHBA, është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Biznes insider në shtator të 2022 është dokumenti që fakton se kjo gjykatë, me juri me 24 vetë, juria më e madhe për çështjes sensitive ku prokurori ka kërkuar për të hetuar. Prokurori në SHBA ka kërkuar që të nisë hetimet për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare, dhe ka marrë autorizimin e gjykatës. Ata që thonë se; Edi Rama nuk është nën hetim, mashtrojnë, janë lëpirës me pagesë ose njerëz me zero njohuri juridike.

Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon; çdo dhe të gjitha regjistrimet, materialet në posedim që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi por jo vetëm mesazhet dhe tekstet celulare, emailet, sms në aplikacione, letrat, shënimet midis jush dhe Charles MCgonigal, për çështjet; Agron Neza, Donald Aviv, Tomas Ficerald, Lui Blader. Blader është ish-parardhësi i Mcgonigal. Ky është hetimi më global. Urdhri i gjykatës thotë; Edi Rama dhe jo vetëm ai. Çdo udhëtim të hetohet që ka bërë McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Pagesa ose dhurata që i janë bërë McGonigal nga Neza dhe Duçka, të hetohet. Ata që thonë se nuk është nën hetim Edi Rama, mashtrojnë. Dua të them këtu se prokurori nuk dërgon në gjykatë çdo problem, por ato më kryesoret. Ato që ai gjykon se pa autorizim gjykate s’bën dot. Ruan shumë të tjera, që ose nuk i ka konkluduar, ose që nuk do t’i ekspozojë deri ditën e gjyqit. Ndaj, Edi Rama largohu, jep dorëheqje menjëherë bashkë me kabinetin e kalbur. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqje për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal. Por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri. Gjykata rrëzoi tenderit që iu dha kompanive ruse për shpim nafte në kundërshtim flagrant me ligjin. Pra jemi vetëm në fillimin e një tërmeti dhe do t’i them Ramës që ky do jetë një cunam popullor! S’të mbron më askush. Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë, është në Otavë, është i implikuar. Shkoi për të dëshmuar, apo për arsye tjetër, ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë. Unë disponoj dokumente autentike për atë që thash, por do t’i bëj publike në momentin e radhës.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb