TIRANË- Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova bashkëbisedoi sot me gjimnazistë dhe përfaqësues të shkollave të mesme të Tiranës. Zoti Kosova është njohur me problematikat dhe shqetësimet e tyre. Gjimnazistët i kanë kërkuar kandidatit Kosova të vijojë praktikën e nisur nga Bashkia e Tiranës dhe të bllokuar që prej vitit 2014, siç ishte Këshilli Bashkiak Rinor, Tirana Tens ku gjimnazistët e Tiranës u përfshinë në një garë mes tyre në sport dhe art si dhe dhënien e bursave për ata në pamundësi ekonomike e nxënësit e shkëlqyer.

Ata shprehën si shqetësim edhe mbipopullimin. “Nga ky takim dolëm të kënaqur. Duhej një bashkëbisedim midis gjimnazistëve të Tiranës dhe kandidatit të Bashkisë së Tiranës dr. Halim Kosova. U diskutua për tematika të ndryshme që na prekin ne, siç është përfshirja në aktivitete kulturore, mbipopullimi në shkolla, ambientet e lira që duhen shfrytëzuar si ato sportive, si dhe për tematika të ndryshme që kanë të bëjnë me ne në mënyrë të drejtpërdrejtë. Po ashtu u diskutua se si mund ti zgjidhim ato në një mënyrë sa më të mirë. Unë si gjimnaziste e shkollës “Ismail Qemali kam nevojë për më shumë ambiente. Raporti i nxënësve në hapësirat në klasa nuk është në raport të duhur”, tha gjimnazistja Kasandra Fejzollaji.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: