DEVOLL- Të rinjtë e Gjimnazit “Fuat Babani” dhe Gjimnazit “Jorgo Plaku” në Devoll, pastruan mjedisin përgjatë rrugës që të çon në Pikën Turistike të Satrivacit në fshatin Hoçisht.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë, një bashkëpunim mes Bashkisë Devoll, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Projekti mbështetet nga programi SENiORA II zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit mundësuar financiarisht nga Qeveria Suedeze

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb