TIRANË – Gjimnazistët eurosocialistë ose “FRESSH Gjimnaze”, kanë replikuar me Bashkinë e Tiranës, edhe pas protestës që zhvilluan sot para këtij institucioni. Ata kanë reaguar ndaj q1%ndrimit që mbajti Bashkia ndaj protestës së tyre.

“Me dinjitet, por me indinjatë të thellë kërkuam nga Kryetari i Bashkisë hapësirat publike të premtuara. Në mungesë të këtyre hapësirave publike vendosëm që vetëm për një orë të “zaptonim” hapësirën publike ku Kryetari i Bashkisë parkon makinën e tij luksoze, paligjshmërisht, – thuhet në deklaratën e tyre. – Me topa në duar shkuam dhe luajtëm para Bashkisë Tiranë. Z.Lulzim Basha, sot nuk ishte në punë dhe as makina nuk ishte parkuar në trotuar kështu që mundëm të shfrytëzonim atë pak hapësirë.

Ndoshta kjo është arsyeja pse në qëndrimin zyrtar të Bashkisë thuhej që “Rama nxori nëpunësit e administratës”, fatkeqësisht në mungesë ju kanë keq informuar Z. Kryetar. Ne nuk artikuluam asnjë qëndrim pse nuk e bëtë tramvajin, as pse nuk e realizuat bulevardin, as pse sistemi i kanalizimeve nuk punon dhe as një nga justifikimet që janë adresuar ndaj nesh.

Kërkuam vetëm hapësira publike ku mund të kalojmë kohë duke luajtur, kërkuam vetëm 11 bibliotekat që premtove, kërkuam 10 kinematë, 20 qendrat sociale e për këto pse hesht? Ne jemi të rinj, – theksojnë gjimnazistët e FRESSJ-it – dhe ajo çfarë kërkojmë është shumë e thjeshtë: “Ku janë fushat tona?”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: