Gjimnazistët më të mirë të Tiranës, po ndjekin një seri leksionesh e trajnimesh në ambientet e universitetit “Luarasi”. Deri në 17 maj, të rinjtë do të kenë mundësinë të pasurojnë njohuritë e tyre në fusha si drejtësia, ekonomia apo teknologjitë e informacionit. Në përfundim të trajnimit do të zhvillohet një konkurs për projektet më të mira ku gjimnazistët fitues do të përfitojnë bursa në “Luarasi”.

Në kuadër të projektit E-Gymnasium Innovation Week, në ambientet e universitetit “Luarasi” po zhvillohen një seri trajnimesh për gjimnazistët e kryeqytetit . Deri më datën 17 maj, të rinjtë do të kenë mundësi të ndjekin leksionet e të pasurojnë njohuritë në fusha si drejtësia, ekonomia apo teknologjitë e informacionit. Ky projekt i iniciuar nga vetë universiteti dhe qendra FAB synon të mbështesë mësuesit dhe nxënësit e gjimnazeve të Tiranës në procesin e mësimdhënies. Dekania e Juridikut, Rezana Konomi i ka orientuar gjimnazistët mbi temat ku duhet të fokusohen.

Nxënësit dhe mësuesit I janë bashkuar klubeve të krijuara “IUS”, “Keynes” dhe “Inno Club”, bazuar në tre fakultetet e vetë universitetit.  Zv. rektorja, Anni Dasho Sharko tha se në përfundim të trajnimit do të zhvillohet një konkurs për projektet më të mira ku fituesit do të përfitojnë bursa në “Luarasi”.

Dekani i Ekonomikut Mateo Spaho vuri theksin te arsyetimi ekonomik dhe dhënia e zgjidhjeve nga vetë gjimnazistët. Për dekanin e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, Indrit Baholli, projekti është tejet interesant e do tu japë mundësinë të apasionuarve pas informatikës të paraqesin ëebsitet e tyre.

Projekti është një mundësi shumë e mirë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet universitetit dhe institucioneve të arsimit të mesëm në Shqipëri në përballimin e sfidave që I asociohen arsimit me gjithë dinamikat që e karakterizojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb