Të gjithë duan të jenë më të mirët, por ndonjëherë dëshira e mirë nuk mjafton. Duhet shumë punë e sakrifica që të jesh një nxënës i mirë.

Kur miqtë shkojnë në festa apo shëtisin pasdite, ekselentëve u duhet që shumë orë t’ua dedikojnë librave. Megjithatë më mirë se askush jetën si ekselente na e tregon një prej tyre.
Por Egisa nuk është ekselentja tipike, ajo i alternon argëtimet dhe studimet në mënyrën ideale.

“Kam jetë aktive, dal me shoqërinë argëtohem, jam aktive në rrjetet sociale, merrem me punë vullnetare”, tregon ajo.

Fatkeqësisht Egisa tregon se ashtu si shumë miq të saj që janë ekselentë, studimet do të donte t’i vijonte jashtë Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb