Futbollisti i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti i ka dhënë fitoren Atalantës në ndeshjen e parë të 1/16 përballë Olimpiakos, e vlefshme për Europa League.

Futbollisti kuqezi shënoi dy herë në pjesën e dytë, fillimisht me kokë e më pas me këmbë, duke përmbysur rezultatin.

Grekët ishin të parët që shënuan në minutën e 16 me Soares, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë Gjimshiti barazoi rezultatin në minutën e 61-të, ndërsa 2 minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë.

Në minutat e mbetura bergamaskët tentuan sërish të shënonin, por rezultati nuk ndryshoi. Takimi i kthimit në Pire do të luhet pas një jave.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb