Shqipëria ia doli të kualifikohet në Europian si vend i parë pas barazimit pa gola ndaj Ishujve Faroe. Pas ndeshjes, foli për mediat lojtar i i Kombëtares, Berat Gjimshiti.

“Sigurisht që kishim dëshirë të bënim lojë të mirë për tifozët, por nuk ishte ashtu rasti. Objektivi i dytë sonte ka qenë vendi i parë, besoj që u arrit. Nuk besoj që e kemi nënvlerësuar, por besoj që ishin me shumë fizik, ishin gati sepse edhe nuk kanë pasur ndeshje si ne, nuk kanë qenë të lodhur si ne, ishin të freskët, por në këtë moment nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip sepse të gjithë kanë kualitetet e tyre” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: