Atalanta siguron biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe e bën këtë në mbrëmjen e shkëlqyer të Berat Gjimshitit. Protagonist absolut mbrojtësi shqiptat në fitoren 3-2 kundër Lazio, me gol dhe i vlerësuar si një nga më të mirët e sfidës. Epërsia e bergamaskëve mban firmën e Gjimshitit, që gati përpara portës dërgoi topin në rrjetë në minutën e 7-të.

Untitled
Untitled

Lazio u kthye shpejt në lojës, pasi Muriqi barazoi shifrat në të 17-ën. Goli i dytë radhazi për sulmuesin e kombëtares kosovare, që I hapi rrugën edhe përmbysjes së përkohshme të miqve. Acerbi në minutën e 34-ër ktheu rezultatin në favor të lacialëve, por festa e tyre zgjati pak.

Muriqi Atalanta Lazio Coppa Italia 202021 1v95pvizhzhly1lnheeo8sklsh
Muriqi Atalanta Lazio Coppa Italia 202021 1v95pvizhzhly1lnheeo8sklsh

Pas vetëm tre minutash, Malinovski shënoi sërish për Atalantën, teksa pjesa e parë u mbyll në ekuilibër. Pas pushimit, Atalanta mbeti në fushë me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Palomino. Por kjo nuk i pengoi vendasit të kalonin sërish në epërsi me Miranchuk, autor i golit të tretë. Të zotët e shtëpisë kishin rastin e artë për të vrarë garën në minutën e 67-të, por Zapata gaboi nga pika e penalltisë. Si pasojë, Atalanta vuajti, por në fund arriti të mbrojë fitoren që I jep një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb