Katër shoqata italiane të gjinekologjisë i kanë bërë thirrje autoriteteve shëndetësore, për të vaksinuar gratë shtatzënë, pasi sipas tyre, duhet të konsiderohen si një kategori në rrezik nga COVID-19.

“Vaksinimi duhet t’u ofrohet të gjitha nënave të ardhshme, ato që janë shtatzënë dhe që presin një fëmijë. Më pas, është në dorën e tyre nëse duan ta bëjnë këtë vaksinë, apo jo edhe në varësi të konsultimit me mjekët”, thotë për ‘La Repubblica Nicola Colacurci’ President i Shoqatës së Gjinekologëve Universitarë Italianë.

Mjekët italianë thonë se ndryshe nga dy valët e para që kanë goditur vendin, vala e tretë e pandemisë ka goditur fort gratë shtatzëna.

“Për shkak të ndryshimeve që pëson sistemi imunitar gjatë shtatzënisë, këto gra janë të rrezikuara nga virusi edhe më shumë. Për këtë arsye, vaksinimi duhet të jetë prioritet”, thotë Colacurci.

Sipas të dhënave të autoriteteve italiane, numri i grave shtatzëna të infektuara me Covid dhe që janë në terapi intensive është rritur me 2-3 herë që prej muajit shkurt dhe në krahasim me dy valët e para të pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb