Kreu i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, Skënder Gjinushi I ftuar në Neës24 foli për projektet e institucionit dhe për deklaratën e deputetes së PD, Ina Zhupa.

Gjinushi tha se Akademia e Shkencave është një bashkim institucionesh dhe është e legjitimuar, pavarësisht deklaratës së Zhupës se nuk është emëruar nga presidenti.

Më tej ai e quajti deklaratën e Zhupës si gafë dhe se është për të ardhur keq që të mbarten debatet absurde që bëhen në Kuvend dhe se PD fillimisht të merret me legjitimitetit të partisë.

“Do punohet për disa projektet. Një nga detyrat kryesore është ajo e gjeo-shkencës. Akademia me rrugën që ka nisur, do të ketë dhe njësi të kërkim të studimit. Ne synojmë që këto njësi të kthehen në permanente. Si ajo në albanologji të jetë e tillë. Në albanologji, një pjese e stafit janë në angazhuar dhe enciklopedi. Janë ftuar dhe bashkëpunojnë pedagogë dhe institucione të Shqipërisë dhe Kosovës. Akademia duhet të luajë rol në ngritjen e nivelit të kërkimit shkencor. Janë shtuar në mënyrë të pakontrolluar universitete. Në këtë sistem që ecën me dy këmbë, njërën e kemi tharë, ndaj duhet ripërtërirë. ASH ishte krijimi i një qendre të madhe, bashkimi institucionesh që luan rolin e lokomotivës për kërkimet shkencore. Është një institucion në funksion të gjithëve dhe jo për të krijuar parcelizime, pasi kemi forca të pakta. Të gjitha këto njësi janë me shtrire në gjithë trevat shqiptare.

Deklarata e deputetes së PD, Ina Zhupa është gafë.

Është për të ardhur keq që duan të mbartin debatet absurde që bëhen në Kuvend. Mandatet merren me vota dhe Zhupa s’ka pse shqetësohet. Ata të merren me votat e tyre.

ASH është model, ku secili ka 10 herë më shumë mend se deputetët. PD të zgjidhte ligjshmërinë e vetë brenda partisë fillimisht. Ata ngatërrojnë organet dhe votat nuk vidhen. 43 akademikë kanë votuar me vullnetin e tyre të lirë. Kushtetuta thotë se ligji i ASH, presidenti emëron rektorin e zgjidhur Presidenti nuk preferoi ta bëjë. Në këtë rast e bën Asambleja dhe Presidenti u tërhoq.

Asnjëri nuk është i zgjedhur politikisht. Zhupës nuk i takon të vejë në diskutim trupën akademike. Secili është personalitet. Akademia e Shkencave. Ca ka ligji i ri që nuk i pëlqen dikujt? Sipas ligjit të ri, nga 43 anëtarë, tani ka 9 komisione. Tërë njësitë e ngritura”, tha Gjinushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb