TIRANE- Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi ka komentuar sot situatën politike në vend, që nga protesta e opozitës, deri tek zgjedhja në krye të shtetit të Ilir Metës.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ ish-deputeti, njëkohësisht aleati i Ramës theksoi se ndonëse ka zëra që mundohen ta krahasojnë protestën e opozitës sot me trazirat e 1997-ës, sipas tij kjo nuk ka sens, raporton ‘BalkanWeb’.

Gjinushi pohoi se 97 ishte nismë e qytetarëve, ndërsa kjo e sotmja është e disa politikanëve hajdutë, të cilët e kanë transferuar selinë e tyre të partisë para Kryeministrisë. “Në vitin 1997 protestonin ata që iu vodhën paratë në firmat piramidale, ndërsa sot protestojnë ata që kanë vjedhur para dhe futen në çadër”, tha Gjinushi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: