GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar dje 820 bimë narkotike në fshatin Fushë Bardhë, ndërsa ka vënë në pranga kultivuesin e tyre.

Bëhet fjalë për Dino Xhuvani, banues në fshatin Fushë Vëri të Delvinës. Mësohet se hashashi u gjet në vendin e quajtur “Skërficë”. 39-vjeçari akuzohet për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: