Në Gjirokastër, pjesëmarrja është diku tek 28 përqind deri më tani.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për News 24 se në një fshat të qarkut Gjirokastër është raportuar për një fotografim vote.
Gjithashtu, në një qendër votimi është evidentuar një rast i votimit familjar. Ky rast disi i diskutueshëm, pasi kanë qenë të moshuar, që kanë pasur nevojë të ndihmohen për të ditur sesi të votojnë.
Situata në tërësi është e qetë.
‘DVP Gjirokastër
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin Marsel Prifti, 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit”, njofton policia.
(Balkanweb)