Në Gjirokastër po shtohen përpjekjet për konkretizimin e ideve që synojnë zhvillimin e rajonit.

Një forum ndërkombëtar dhe shumësektorial, që ka për synim vlerësimin e mundësive ekonomike dhe perspektivat e zhvillimit të Rajonit të Gjirokastrës, mblodhi së bashku në një tryezë të rrumbullakët aktorë publikë dhe privatë që diskutuan mbi politikat vendore të orientimit të ekonomisë së Gjirokastrës drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe rëndësinë e shfrytëzimit të të gjitha pasurive që ka Qarku i Gjirokastrës.

Nisma e organizuar dhe e promovuar nga Universiteti “Eqrem Çabej”, me mbështetjen e Bashkisë, Prefektit dhe Qarkut Gjirokastër si dhe faktorit diplomatik italian, u vlerësua si një iniciativë që do t’i shërbejë qytetit dhe rajonit në vitet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: