Dy turistë gjermane janë shpëtuar mbrëmjen e së enjtes nga policia, pasi kishin humbur rrugën në mal. Sic njofton policia e Gjirokastrës, 2 turistët gjermanë, kishin humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në mal, në fshatin Labovë e Madhe, Odrie, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës.
“Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit të marrë rreth orës 21:00, nga dy turistë gjermanë të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në fshatit Labovë e Madhe dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë, për t’ju ofruar ndihmë.
Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tyre, në fshatin Labovë e Madhe, në gjendje të mirë shëndetësore”, thotë policia.
(Balkan Web)