GJIROKASTËR – Klerikët ortodoksë në qytetin e Gjirokastrës protestojnë kundër punimeve që po zhvillohen nga pushteti vendor në zonën e Kishës së Kryeëngjëjve në këtë qytet. Ata pretendojnë se bashkia e këtij qyteti jo vetëm që nuk ka marrë leje për ndërhyrjet rehabilituese që po kryen për krijimin e disa ambienteve sportive në Gjimnazin “Siri Shapllo”, por kërkon të bllokojë dhe hyrjen e besimtarëve për në objektin e kultit.

Në një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe këshillit të bashkisë së Gjirokastrës kërkojnë që të anullohen punimet e kryera dhe zgjidhje të përhershme në respekt të historisë dhe pronës së rikonfirmuar të Kishës.

Prej disa muajsh ka nisur rikonstruksioni i shkollës së mesme “Siri Shapllo”, që sipas klerikut At Dhionisi, vetë shkolla, është ndërtuar në territorin e kishës e cila disponon një sipërfaqe prej 1.2 hektarë tokë. Ai thekson gjithashtu se në këtë sipërfaqe po ngrihet një “kalçeto”, aty ku kanë qenë varrezat e vjetra të besimtarëve ortodoksë.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb