GJIROKASTER- Ndonëse flitet shumë për rëndësinë e përfaqësimit të gruas në politikë, kryebashkiakja e re femër e Gjirokastrës që theu tabutë si e para femër në krye të një prej bashkive më të rëndësishme në vend, ka zgjedhur si administrator të bashkisë së re 6 burra për 6 njësi administrimi.

Gjatë fjalës së vet Zamira Rami i cilësoi administratorët si kontaktin e parë direkt me komunitetin, duke theksuar se ngritja e zërit të tyre është detyrë e përgjegjshmëri.

Bashkia e re e Gjirokastrës tashmë administron 6 njësi administrative të tjera: Antigonenë, Lunxherinë, Cepo, Lazarat, Odrie dhe Picar.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb