Gjirokastra tashmë është shndërruar në një destinacion turistik dhe kulturor falë dhe investimeve dhe rijetësimit të Pazarit, ku turistët vendas dhe të huaj shijojnë asetet e trashëgimisë kulturore si dhe kulinarinë e shumëllojshme që kjo zonë ka.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti për Gjirokastrën është shprehur se, “morëm përsipër të realizonim atë që premtuam: T’i kthejmë Gjirokastrës kurorën e krenarisë shqiptare. Gjirokastra sot është shndërruar në një kantier të madh, ku punohet në shumë fronte”.

“Manjola Bici tregon për Pazarin e Ri të rijetëzuar, ku tregtohen prodhimet “Made in Albania”. Aty mund të gjeni zahire, gliko, trahana, raki, çaj mali, aroma e tradita të gjysheve nga Lunxhëria, Pogoni, Zagoria, Libohova. Kemi bërë shumë, më shumë do të bëjmë”, përfundon Margariti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: