GJIROKASTER-3 ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit, gara në Gjirokastër merr një tjetër kthesë. Kandidati i Partisë Demokratike në Gjirokastër Igli Kokalari duket se tashmë merr mbështetjen e PBDNJ.

Kjo është konfirmuar nga përfaqësuesi i PD Tritan Shehu në një postim në rrjetin social Facebook, ku publikoi disa foto nga një takim me kreun e PBDNJ Vangjel Dule. Në foto duket se në një tavolinë qëndrojnë të ulur Tritan Shehu, Vangjel Dule, kandidati i parë për këshillit bashkiak të Gjirokastrës nga PBDNJ Stefan Koca, kandidati i PD për kreun e Bashkisë Igli Kokalari dhe kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko.

“Sonte zhvilluam nje takim te frytshëm ne Gjirokaster. Fitorja e Kokalarit ndjehet kudo.”- shkruan në facebook Shehu. Ndërkohë burime të NeWs24 bëjnë të ditur se takimi ka zgjatur rreth 20 minuta dhe është zhvilluar në vendin e njohur si ish-turizmi.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: