GJIROKASTER – Task-Forca e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore Gjirokastër, mbështetur nga Patrullat e Përgjithshme të Policisë Gjirokastër, gjatë 12 orëve të fundit ka vepruar në territorin e Policisë Vendore Gjirokastër për kontrolle mbi lejet e qarkullimit, tejkalimi mbi normat e lejuara të shpejtësisë, ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, parakalimi i gabuar, drejtim mjeti pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit e të tjera shkelje të Kodit Rrugor.

Si rezultat gjatë 12 orëve të fundit në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër:
U arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
– U pezulluan 11 leje drejtimi, konkretisht: 8 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar. 3 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager.
– 21 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH¬ Gjirokastër.
– U vendosën 10 masa administrative për mos përdorim të sistemeve të fiksimit (kryesisht rripi i sigurimit), si dhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
– U bllokuan 4 mjete për mungesë dokumentacioni. Edhe në Gjirokastër u bë pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë. U këshilluan shumë drejtues mjetesh për të shtuar kujdesin gjatë drejtimit të mjetit për shkak dhe të motit të keq me reshje shiu.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: