Nga Brikena Metaj
Fundjava kulturore do të jetë bashkudhëtare e aktiviteteve që priten të plotësojnë ditët e sezonit veror në Gjirokastër.

Kudret Aliko, drejtori i teatrit “Zihni Sako” pohon se gjatë këtyre muajve nuk do të mungojnë programet e shumëllojshme artistike jo vetëm për publikun gjirokastrit, por edhe turistët e shumtë që vizitojnë Gjirokastrën.

Teatri Gjirokaster (4)

Risi e këtij sezoni do të jetë shfaqja e pjesëve artistike në pikat kryesore arkeologjike.
Turi i aktiviteteve kulturore të këtij sezoni veror është çelur me komedinë “Dy duzina me trëndafila” e trupës profesioniste të teatrit të Fierit. Për aktorët është pozitive rritja e interesit të publikut për teatrin.

Teatri Gjirokaster (3)

Pasurimi i jetës kulturore mbetet ende një sfidë e hapur për qytetet periferike. Qyteti i Unescos, Gjirokastra, ende nuk arrin të përmbushë shijet artistike të qytetarëve të saj, ndonëse vihet re përpjekja për rigjallërimin e jetës kulturore.

Teatri Gjirokaster (2)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb