Për shkak të motit të nxehtë, zjarret nuk kanë të sosur në mbarë vendin. Një zjarr masiv ka rënë në afërsi të fshatit Hundkuq në qytetin e Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj ka raportuar për BalkanWeb, se në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar dhe helikopteri dhe forcat ushtarake.

Drejtuesi i operacionit, Kujtim Bizhga, pohon se zjarri ka nisur drejt mesditës. Deri tani sipërfaqja e djegur llogaritet deri në 20 hektarë.

Vendi i djegur që ndodhet rreth 1 km larg nga fshati Hundkuq ka bimësi të dendur.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb