Gjirokastra mbulohet nga mjegulla.

Vështirësi qarkullimi në akset nacionale, sidomos në aksin Kakavijë-Gjirokastër për shkak të fluksit të shtuar të lëvizjeve.

Ndonëse me një shifër më të ulët krahasuar me fundjavën e kaluar ku u shënuan rreth 10 mijë persona në hyrje-dalje në Pikën Kufitare të Kakavijës, fluksi i lëvizjeve është më i lartë krahasuar me një ditë normale.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë kaluar mbi 7200 persona, 4118 prej të cilëve në hyrje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: