Gjirokastra është sot qyteti i dytë pas Tiranës që kishte më shumë raste me COVID-19 për datën 19 nëntor.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se sot ka rezultuar pozitiv edhe Prefekti i qarkut, Odise Kote që pak më shumë se dy javë më parë u emërua në këtë detyrë.

Po ashtu një problematikë tjetër ngelet fusha e arsimit pasi vetëm në 24 orët e fundit 11 mësues rezultuan pozitivë me COVID-19 në Gjirokastër, teksa janë infektuar dhe 2 infermiere kurse 5 kopshte janë tashmë të mbyllura.

Në fakt në krahasim me një ditë më parë sot Gjirokastra pati një rritje të ndjeshme pasi ka shënuar 71 raste teksa dje kishte vetëm 19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb