Dy raste të dhunës së familjes në Gjirokastër, janë parandaluar nga policia pas kallëzimeve nga viktimat e këtyre abuzimeve.

Më konkretisht, një burrë është arrestuar në fshatin Përparim, pasi është denoncuar nga kunata e tij, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe në 30-vjeçar i ardhur nga Italia, i cili ka dhunuar motrën e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Xh., banues në fshatin Përparim, Memaliaj,  pasi  ka bërë kallëzim kunata e tij, shtetasja Sh. Xh., se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. Xh. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe u shpall në kërkim shtetasi M. V., 30 vjeç, banues në Itali, pasi ka bërë kallëzim motra e tij, shtetasja C. V., 32 vjeçe, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: