Në klubin e Arsenal nuk mund të flitet për një gjendje pozitive të grupit pasi përpos mungesës së rezultateve disa prej lojtarëve po kërkojnë të largohen. Në radhë është Alexis Sanchez por mbas tij mund të ketë edhe të tjerë.

I pyetur për situatën , ish-futbollisti i njohur i Arsenal dhe në të njëjtën kohë gazetar dhe opinionist te e mirënjohura ‘Sportsmail’, Martin Keown, nuk kursehet për sulmuesin 29-vjeçar në përgjithësi.
818a714d9bae4696bdd484a39ff990bb
“Ozil dhe Sanchez e kanë mbajtur peng klubin në shumë aspekte dhe kjo ka ndikuar në grup pasi shokët e tyre të ekipit pyesin veten: ‘përse nuk do njeri të qëndrojë tek Arsenal?’.

Sezonin e kaluar këta të dy janë përdorur si justifikim për të ardhmen e Wenger. Por edhe pasi Wenger rinovoi për dy vite, Ozil dhe Sanchez nuk kanë rinovuar. Sanchez është mercenari më i madh i historisë së futbollit.

Manchester City kishte kohë që kërkonte Sanchez, dhe nëse nuk do të kishte marrëveshje në janar ata do ta prisnin në fund të sezonit. City do të ishte vendi ideal për aftësitë e Sanchez, por për të, nuk është çështja të transferohet te klubi më i përshtatshëm.

Ai mbase ka menduar se nuk do t’i vinte një ofertë më e mirë në fund të sezonit dhe më e mira do të ishte të pranonte ofertën e United tani. Gjithçka bëhet për paratë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: