Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish skandalit që ndodhi tek COVID2, ku një santorare që hiqej si infermiere arriti që përmes mashtrimit t’i merrte 8 milionë lekë një qytetareje që kishte nënën pacientë në këtë spital.

Gjatë një konference me gazetaret, Rama teksa foli për ekonominë, tha se vendi mund të ecë më shpejt me pastrimin e atyre që ai i cilëson ‘çibanë’, ndërsa e cilësoi sanitaren Tire Alldervishi një personazh të pështirë.

“Sot inspektorët ndiqen online nga qendra. Për çdo qëndrim më gjatë në një vend duhet të japin llogari, apo devijim nga zona e punës së tyre, drejt një kafeneje, duhet të japim shpjegim. Po ashtu kanë dhe kamera trupi. Në këtë proces na duhen qytetarët, sipërmarrësit e vegjël dhe të mëdhenj. Siç bëri ajo qytetarja që e çoi pas hekurave atë personazhin e përshirë të spitalit. Pasi kështu mund të ecim shumë më shpejt me pastrimin e çibanëve, Ndërkohë në momentin kur sistemi do të jetë i ngritur, s’do të ketë më nevojë për kamera të fshehta, dhe denoncime të fshehta, pasi do jetë gjithçka në dritën e diellit.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb