Deputeti i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj, në Komisionin e Ligjeve, ku është i pranishëm kreu i Altin Dumani (për të raportuar) deklaroi se publiku ka perceptimin se gjithçka është e goditshme, përveç kryeministrit.

Alibeaj thekson se SPAK duhet të japë shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Sipas tij, nuk duhet të ketë diskriminim politik në goditjet që bën SPAK.

Enkelejd Alibeaj: Ata persona që janë ulur në ato karrige, kanë të drejtën që të hetojnë pushtetin dhe qeveritarët. SPAK sot është i suksesshëm për një shkak, faktin që besimi i publikut tek Struktura e Posaçme është i lartë. SPAK nuk duhet të diskriminojë politikisht kur godet. A ka plan që veprimtaria e SPAK të konsiderohet jo e orientuar politikisht? Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Prandaj, rezultatet e drejtësisë duhet të jenë më të shpejta. Publiku percepton se të gjithë janë të goditshëm, përveç kryeministrit. Unë besoj se shpejtësia në procedimet penale, bazuar në prova, duhet të jetë e tillë që SPAK të japë shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Ka konstatim se SPAK është produkt politik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb