Pep Guardiola shijon fitoren 2-1 kundër B.Dortmund por ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit: “Në pjesën e parë nuk ishim mirë me topin në këmbë, në pjesën e dytë shkoi më mirë, krijuan dy tre raste për ta dërguar rezultatin në 2-0, nuk ia dolëm, por në fund arritëm të gjenim golin e fitores. Rezultati 2-1 është i mirë ndërsa pas një jave kemi një tjetër mundësi, do të modifikojmë disa gjëra për të shkuar në Dortmund dhe për të kërkuar fitoren”, u shpreh trajneri i Man.City.

I kënaqur me rezultatin dhe me lojën u shfaq edhe trajneri i B.Dortmund, Edin Terzic: “Jemi të lumtur për paraqitjen, po flasim për fazën çerekfinale të Champions League në shtëpinë e City, jemi të zhgënjyer vetëm por golin e pësuar në minutat e fundit. Ndeshja e kthimit është pas tetë ditësh, e dimë se si luan Man.City, ata nuk e ndryshojnë ndonjë herë lojën, do të gjejmë sërish zgjidhje për të qenë kërcënues. Tani besojmë, mund të kualifikohemi në gjysmëfinale”, theksoi trajneri i B.Dortmund.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb