Në Spanjë nuk kanë më dyshime: David Alaba do të jetë një futbollist i Real Madrid duke nisur nga sezoni i ri. Mbrojtësi austriak është pa diskutim një nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve, për vetë faktin se është në skadencë të kontratës. Për Alaba pati shumë klube që shfaqën zyrtarisht interesim, u paraqitën në dyert e Bayern me oferta të ndryshme, por në fund ka qenë vetë anësori që ka vendosur për të ardhmen e tij.

Marca
Marca

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”: Alaba ka firmosur një para-kontratë me Real Madrid. Alaba dhe Real kanë gjetur prej kohësh dakortësinë totale, bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë afro 12 milion euro në sezon. Dorëzohen në këtë mënyrë Juventus, Liverpool dhe PSG, skuadra që këtë periudhë u përpoqën ti bindin mbrojtësin e Bayern Munich. Alaba ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm të klubin gjerman në dekadën e fundit duke fituar edhe dy herë Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb