Pamjet që shihni tregojnë dëmet që la pas zjarri i madh që përfshiu mbrëmë një fabrikë bojërash në Maminas.
Nga flaktë gjigande u shkrumbua një prej magazinave të fabrikës, duke shkaktuar shumë dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Gazetarja e News24 dhe BalkanWeb, Klodjana Haxhiaj ka shkuar sot në vendin e ngjarjes, ku shihet se po punohet për pastrimin e mbetjeve nga zjarri, ndërsa gjithçka duket e shkrumbuar.
(BalkanWeb)