TIRANË

Vazhdon ende protesta masive e qytetarëve në Tiranë, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkanweb” se protesta tashmë është përqendruar tek Drejtoria e Policisë në kryeqytet.

Mirëpo, duket se policia ka qenë e vendosur për të mos lejuar protestuesit pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Prandaj dhe ka vepruar, duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

  • foto galeri

Hedhja e gazit lotsjellës ka bërë që vendi përreth të marrë ngjyrën e bardhë. Të rinjtë për pasojë janë larguar e kanë qëndruar më në periferi të Drejtorisë së Policisë.

Edhe qytetarët që kalojnë pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku ndodhet Drejtoria e Policisë Tiranë, kanë vështirësi në frymëmarrje.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb