TIRANË

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline të gazetares Marsela Karapanço në News24 për aksionin opozitar, situatën politike, ekonomike dhe krizën energjetike. E pyetur se si rrëzohet Edi Rama, Duma deklaroi se formula magjike e rrëzimit të dikujt nga pushteti, është pa diskutim frymëzimi, besimi, qëndrueshmëria dhe këto nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

Ajo tha më tej se shumësia e eksperiencave që ka pasur, intensiteti i eksperiencave që ka pasur opozita i kanë dhënë një korpus politik shumë më të matur tani.

Sipas saj, gjithçka ka ndodhur nga 2021 e më përpara nuk është më referencë.

“Mendoj që jam përpjekur të mbaj një marrëdhënie me publikun, me demokratët, me të gjithë, objektive, të vërtetë dhe pa pompozitetin e stilit të premtimeve fushatore. Them gjëra që i besoj dhe i mendoj të vërteta. Sigurisht në politikë mund të mos thuhet e gjithë fasha e gjërave, por ajo e vërtetë që duhet thënë tani për të gjithë njerëzit e mençur që ndjekin politikën, formula magjike e rrëzimit të dikujt nga pushteti, është pa diskutim frymëzimi, besimi, qëndrueshmëria. Të tria nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe fitoret nga Rama kanë qenë për të dobësuar opozitën ose për të përfituar nga gabimet e opozitës, jo fitore me qytetarët. Nuk dua të them se gjithçka në aksionin opozitar është perfekte, apo do jetë perfekte, por shumësia e eksperiencave që ka pasur, intensiteti i eksperiencave që ka pasur opozita i kanë dhënë një korpus politik shumë më të matur tani.
Nuk është referencë e shkuara. Gjithçka ka ndodhur nga 2021 e më përpara nuk është më referencë. Janë kristalizuar mendjet politike brenda forcës politike, janë kristalizuar të gjitha trajektoret që kanë të bëjnë dhe me qëndrueshmërinë e veprimeve politike. Nëse do të nisim një protestë dhe disa protesta, do jenë të qëndrueshme dhe do të nisen në mënyrë mature. Është treguar që populli nuk e ka ulur aftësinë reaguese. Iluzioni që qeveria ka ndonjë ndërgjegje që të ikë nga skandalet me Ramën është naivitet fëmijëror politik. Kjo nuk ndodh.

Patjetër që denoncimi për skandalet që bën qeveria vjen nga opozita. Qëndrueshmëria e këtij denoncimi është një ansambël i tërë që do çojë në rrëzimin e pushtetit të socialistëve, s’po e quaj Ramës.
E kam pak problem të konceptit që e glorifikojnë kaq shumë pushtetin e Ramës, për mua është i dobët, i mbështetur në dobësinë e kundërshtarit”, tha Duma.

Lidhur me krizën energjetike, ajo foli për keqmenaxhim, korrupsion dhe paaftësi.

“Kjo nuk është çështje e krizës globale, është çështjes kryekëput e keqmenaxhimit të energjisë. Jo vetëm të presë, atë ka bërë, ka pritur momentin më të keq sepse mendon që nuk do kapet lepuri me qerre. KESH ka pasur mundësi që në prill të bëjë blerjet e duhura të energjisë, që në prill ka pasur mundësi të dedektonte rritjen e çmimit të energjisë. Institucionet e tyre, o për shkak aferash, o për shkak korrupsioni, o për shkak paaftësie e kanë keqmenaxhuar totalisht blerjen e energjisë nga jashtë. Ju flisni sot për rritjen e çmimit, por problemi më i madh është a do të kenë energji shqiptarë në muajt në vijim se akoma nuk kanë folur për këta.

Këta thonë po ruajnë fashën, nuk do të thotë po ruan fashën 800 kilovatë, e para është të ruash çmimin. Nuk ka pasur paqartësi shifrash.

Blerja e energjisë është bërë në mënyrë korruptive. Nuk gjendet me cilët operatorë e kryen blerjen KESH-i. Janë sekrete, të mbyllura. As nuk janë përpjekur të bëjnë atë që bëhej mirë dikur, që tradicionalisht në prill ti shikoje tendencën e çmimit. Ti e blen sot 1000 euro dhe diskuton farsën që to dy anijet në Vlorë janë shpëtimi.

Ato anijet a kanë mundësi të prodhojnë më shumë se 2500 megavat, çfarë kanë zgjidhur me anijet, kur nuk kanë zgjidhur 1 të pestën e konsumit.

Doli tha që rashë pre e fake news se në Zvicër nuk dënohet njëri me burg. Nuk shkon dot te fëmijët që nuk kanë përgjegjësi juridike që ka masa penalizimi deri në burg.

Çfarë duhet të bëjë? Thonë që mund të blejnë nga operatorët e vegjël privatë, fotovoltaikë, kam dëgjuar që thonë do investojmë te solarët privatë nëpër pallate. janë afera korruptive. Nga kërkesat që kanë ardhur nga bizneset e vogla për të ofruar energji sa janë licencuar, një numër minimal. Në krizë, kur energjia blihet më shtrenjtë, kur flasim për 400 paund dhe flasim për 3 mijë lekë, këtë talljen që bëjnë me rritjen e pensioneve 6 bukë në muaj, është një turp që cipë nuk kanë që e përdorin si argument për të mbuluar krizën.

Si përdorën rimbursimin e ilaçeve. Dhe me fondin e miratuar rimbursimi i ilaçeve dështoi.
Keqmenaxhinim, aferat, korrupsioni, paaftësia kanë çuar në krizën energjetike më shumë se kriza globale”, tha Grida Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: