TIRANE – Edhe pse Vesa Luma dhe Big Basta janë larguar të jetojnë jashtë shtetit në Zelandën e Re ata vijojnë në jenë në qëndër të mediave rozë. Më 12 shtator ata festuan 3-vjetorin e martesës së tyre.

Çifti i këngëtarëve zgjodhën një destinacion të veçantë, siç është kalaja e Lëkursit në Sarandë, prej nga nxorrën vetëm disa imazhe si më specialet dhe të veçantat në një ditë të madhe siç është kurorëzimi i dashurisë në altar.

Sot, tre vite më pas, me birin e tyre Lian që erdhi si fryt i dashurisë, dhe jetën në kontinentin e largët Zelandë e Re, çifti nuk na e ka kursyer një video të papublikuar më parë nga ceremonia e dasmës.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb