STEBLEVË

Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për “Balkanweb” pamje fantastike nga Stebleva e Librazhdit, e cila është mbuluar me dëborë. Siç shihet edhe nga pamjet, çdo gjë në zonën e Steblevës është tashmë nën pushtetin e borës, duke krijuar një panoramë përrallore.

Malet tashmë janë mbuluar me dëborë, pemët janë zbardhur po ashtu, ndërsa liqeni i ngrirë i shton bukurinë zonës.

Në lidhje me reshjet e dëborës që kanë rënë në Steblevë, kanë reaguar edhe Emergjencat Civile në Qarkun Elbasan, që shprehen se akset e prekura nga bora janë Elbasan – Qafë Thanë, në Qafë Thanë dhe se në aksin Librazhd-Sterblevë, nga Klenja në Zgosh, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Komunikata e Emergjencave Civile në Elbasan

Në qarkun Elbasan, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme  ka pasur reshje dëbore në zonat malore. Në zonat malore të Librazhdit, si Stebleva, trashësia ka arritur nga 10-15cm. Ndërsa në Qafë Thanë trashësia ka arritur deri 10 cm. Në pjesën tjetër të qarkut, ka pasur pjesërisht reshje të dobëta shiu.

Akset e prekura nga bora janë Elbasan – Qafë Thanë, në Qafë Thanë dhe aksi Librazhd-Sterblevë, nga Klenja në Zgosh, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Nga firmat kontraktuese janë marrë masat për normalizimin e situatës duke përdorur kripë e skorje. Qarkullimi nuk është ndërprerë në këto akse dhe vijon normalisht.

Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht, përveç disa fshatrave në Njësinë Administrative të Bashkisë Prrenjas si: Rrajcë, Qukës si dhe një linjë, e cila furnizon fshatin Lin në Pogradec dhe zonën e Mokrës. Nga ana e OSHE-së po punohet për riparimin e defekteve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb