Pasi iu nënshtuan dje testeve me tamponë siç parashikon protokolli I masave anti-Covid, sot nis zyrtyarisht sezoni i ri i Milanit. Nën drejtimin e Stefano Pioli, skuadra kuqezi nis seancat stërvitore, ndërsa të pranishëm në Milanello ishin edhe drejtuesit më të lartë të klubit.

Skysports Ibrahimovic Zlatan 4888481
Skysports Ibrahimovic Zlatan 4888481

Administratori i deleguar Ivan Gazidis dhe drejtori sportive, Paolo Maldini kanë folur edhe për temat më të nxehta të momentit, rinovimin e Zlatan Ibrahimovic dhe merkaton. “Kemi krijuar bazën dhe blerjet do të jenë vetëm për të forcuar skuadrën. Nuk duhet të zhgënjejmë tifozët. Nuk do të ketë goditje të mëdha”, ka thënë Maldini. “Ibra? Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur”, ishin fjalët e Gazidis.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb