BRAZIL

Modelja e njohur, Joana Sanz po kalon ditë të vështira në jetën e saj. Partneri i saj, Dani Alves është në burg për shkak të akuzave për ngacmim seksual.

Në fillim Joana e mbështeti, por tashmë i ka fshirë të gjitha gjurmët e brazilianit në rrjetet e saj sociale. Një ndarje që duket e pashmangshme. Pa thënë asgjë, Joana Sanz i ka thënë të gjitha me një veprim të vetëm, Modelja nga Ishujt Kanarie ka fshirë të gjitha fotot që ka me Dani Alves, madje edhe ato të ditës së dasmës.

Një javë e gjysmë pas arrestimit të lojtarit brazilian, Joana nuk dëshiron që në profilin e saj të ketë asnjë foto të ish-lojtarit të Barcelonës.

Pervec problemeve me bashkëshortin, Joana Sanz nuk po kalon momentin e saj më të mirë personal. Nëna e modeles u nda nga jeta pak ditë më parë pasi u përball me një sëmundje të rëndë.

“Zemra ime, të lutem mund ta durosh kaq shumë dhimbje?”-shkruante modelja.

Ndjekësit e saj e interpretuan atë si një mesazh për Dani Alves. Megjithatë, gjithçka tregon se është një mesazh për veten dhe zemrën e saj, e cila shpreson se do të mund të përballojë një humbje po aq të rëndësishme sa ajo e nënës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb