Mbarë bota është tronditur nga vdekja e legjendës së futbollist brazilian, Pele. Vajza e tij ka shpërndarë një fotografi të fundit të tij, përpara se braziliani të ndërronte jetë në moshën 82-vjeçare.

Kely Nasicmento ka postuar sot një foto në Instagram ku tregon familjen e saj duke mbajtur dorën e Peles teksa ai ishte shtrirë në një shtrat spitali.

  • foto galeri

“Gjithçka që jemi është falë teje. Të duam pafundësisht. Pusho në paqe.”, shkruan e bija e Pelesë. Kujtojmë se Pele ishte në spitalin izraelit, Albert Einstein, në Sao Paulo të Brazilit, ku kaloi dhe ditët e fundit të jetës pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb