Karlo Ançeloti hyri sot në historinë e futbollit europian duke u bërë trajneri i parë që fitonte katër herë Ligën e Kampioneve. Një arritje e jashtëzakonshme për italianin, i cili nuk ka ngurruar të lëshojë edhe thumbime në fjalët e tij të para pas sfidës.

“Ishte ndeshje perfektë dhe kaq. Jemi shumë të lumtur pasi e mbyllëm shumë mirë sezonin. Ajo që kem bërë, ishte mirë ose shumë mirë. Kemi luajtur lojën vertikale dhe mbrapa kemi bërë shumë mirë, kjo ua komplikoi gjërat. Ata kishin raste, por ky ishte plani dhe na shkoi mirë”, tha trajneri italian i cili më pas lëshoi një thumbim që do të kujtohet gjatë në Paris e sidomos te klubi i PSG.

“Ici c’est Madrid (Këtu është Madrid). Dhe pikë”, ishin fjalët e trajnerit i cili i referohej frazës së klubit parisien që eliminoi në rrugën drejt finales, “Ici c’est Paris”, me të cilën ata prezantuan edhe rinovimin e Mbape pak ditë më parë./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb