Portugalia po feston pasi një dyvjeçar, i cila u zhduk të mërkurën në mëngjes, u gjet i gjallë pas 40 orësh në një zonë të pyllëzuar në komunën e Proenca-a-Velhas, rreth katër kilometra nga shtëpia e prindërve të tij.

”Vogëlushi Noah u pa nga kalimtarët pak pas orës 20:00 të së enjtes, të cilët menjëherë lajmëruan policinë”, theksoi gazeta e përditshme ”Diario de Noticias” dhe media të tjera.

Një zëdhënës i policisë tha se ”vogëlushi me siguri ishte arratisur në mënyrë të pavetëdijshme. Fëmija kishte gërvishtje të vogla dhe ishte e dobësuar, por ishte mirë”.

Për arsye sigurie, ai kaloi natën në një spital në Castelo Branco, rreth 200 kilometra në verilindje të Lisbonës.

Kërkimi i Noah, i cili u ndoq nga gati 130 anëtarë të Mbrojtjes Civile, policia dhe zjarrfikësit me ndihmën e dronëve dhe vullnetarëve, kishte mbajtur të gjithë Portugalinë me dorë në zemër.

Sot, lajmi i mirë ishte tema kryesore e shumë medieve dhe rrjeteve sociale.

Gazeta ”Correio da Manha” dhe media të tjera ishin unanime në titujt e tyre: “Një mrekulli!”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb