PSG duket se po çmendet pas Messit dhe e do argjentinasin me çdo kusht. Vetëm një kontratë ndan dy palët që janë dakordësuar me njëra-tjetrën tashmë teksa sulmuesit do i ofrohen 25 milion paund.

Ndërkohë ky është një lajm i keq për Pogba. Francezi e kërkonte një transferim në Paris, por kjo duket se nuk do të realizohet.

Shkaku është Messi pasi nëse PSG nënshkruan me 34-vjeçarin atëhere shanset që të marrë edhe Pogbanë në Paris janë minimale. Kjo tregohet edhe nga fakti se PSG ende nuk i ka dorëzuar një ofertë Manchester United.

Gjithsesi ‘Djajtë e kuq’ mund të lumturohen nga ky fakt duke ditur se Premier League po forcohet me transferime të bujshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb